Guardiola akuzon rëndë gjyqtarin për humbjen

Futboll 11 Prill 2018 09:29

Eliminimin e Manchester City-t në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpool, duket së më keq nga të gjithë, e ka pritur trajneri Pep Guardiola.

Ai madje ka hedhur akuza të rënda në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes së dytë në “Etihad”, Antonio Mateu Lahoz, të cilin e kë lënë fajtor për eliminimin e skuadrës së tij.

Në fakt edhe më t’u kuptuar që Lahoz do ta drejtojë këtë ndeshje, Guardiola shprehu skepticizmin e tij me gjyqtarin spanjoll, për shkak siç tha ai, historisë jo të mirë me këtë gjyqtarë në La Liga, kur Pep drejtonte Barcelonën.

Madje mbrëmë Guardiola edhe u largua nga Mateu Lahoz dhe pjesën e dytë të ndeshjes, u detyrua ta përcjell larg bankinës, në tribunat e stadiumit “Etihad”, prej nga përmes asistentit të tij, drejtonte skuadrën, e cila në fund u mposht nga “The Reds”.

E gjithë pakënaqësia e Pep, filloi në momentin kur u anulua goli i Lery Sane për shkak të pozitës jashtë loje dhe Guardiola u tërbua me këtë vendim, pasi topi kishte ardhur nga lojtari i Liverpool, James Milner.

Guardiola i kishte paralajmëruar lojtarët e tij edhe para ndeshjes lidhur me gjyqtarin spanjoll, në mesin e polemikave të tij për ta caktuar pikërisht këtë gjyqtarë për këtë ndeshje.

Madje, i njëjti gjyqtarë, Mateu Lahoz, sezonin e kaluar në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, nuk i kishte referuar Manchester City-t një penallti, në ndeshjen kundër Monaco, ku Sergio Aguero ishte rrëzuar brenda zonës dhe për këtë arsye, Pep ishte skeptik me caktimin e tij për këtë përballje.

Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tha se nuk e kishte sharë gjyqtarin, por vetëm i kishte thënë se nuk ishte ofsajd, për shkak se topi kishte ardhur nga lojtari i Liverpool, James Milner, kurse Lahoz i ishte përgjigjur atij: “Me të vërtetë erdhi nga Milner topi”, kurse Pep i ishte përgjigjur: “Po, pasimi erdhi nga Milner”.

Megjithët, përkundër se Guardiola tha që në rast se do të mbyllnin pjesën e parë me rezultatin 2-0 për ta nëse do pranohej goli i Sane, atëherë gjërat në pjesën e dytë, mund të ishin edhe më ndryshe.

Por, trajneri i “Cityzens”, nuk mohoi faktin se Liverpool ishte me të vërtetë skuadër e mirë në fushë në të dyja takimet dhe e merituan të vazhdojnë tutje. /Insporti.com

 

-->