Guardiola bënë të ditur cilin trofe e dëshiron

Futboll 01 Mars 2018 09:19

Futbolli në Angli është sporti më i popullarizuar dhe i kushtohet një rëndësi e veçantë, e me këtë posaçërisht edhe ligës kryesore në ishull, asaj të Premier League.

Për shumë ekipe në ligat evropiane, titulli i Ligës së Kampionëve është kulmi, por jo edhe pë anglezët.

Prioritet tek klubet angleze, është titulli i Premier League dhe këtë gjë e ka bërë të ditur edhe trajneri i Manchester City-t, spanjolli Pep Guardiola.

Ai ka shprehur se, përkundër që për lojtarët, tifozët dhe drejtuesit e “Citizens” Liga e Kampionëve është mjaft e rëndësishme, prapë se prapë Premier League mbetet mbi të gjitha tjerat. Mbi Champions League, Fa Cup, League Cup (Carabao Cup).

Skuadra e Manchester City-t, përkundër që ka një diferencë me pozitën e dytë, rivalët e qytetit Manchester United prej 13 pikëve, trajneri Guardiola mendon se ende asgjë nuk ka përfunduar, kjo edhe për shkak që orarit të vështirë që kanë “Citizens” në javët në vazhdim.

“Fakti se jemi duke konkurruar për trofeun më të rëndësishëm, është argument i mjaftueshëm se do të fokusohemi edhe më shumë në Premier League. Në gjashtë ndeshjet e radhës, kemi disa përballje mjaft të vështira, duke filluar me ndeshjen e sotme kundër Arsenal, pastaj vijnë ekipe si Chelsea, Tottenham, Manchester United e Stoke City, të cilat janë ndeshje shumë të vështira për ne”, ka thënë Guardiola.

Ai ka vlerësuar të vështire edhe udhëtimin në “Goodison Park” në ndeshje kundër Everton, ku ka thënë se statistikisht është gjithmonë një përballje e vështirë.

Sido që të jetë, Guradiola me Manchester City-n, në vikend veçse e siguruan trofeun e parë të këtij sezoni, kur në finale të Kupës së Ligës (Carabao Cup) e mposhtën Arsenal dhe janë në rrugë të mirë për titullin e Premier League, kurse ende janë në garë në Ligën e Kampionëve, derisa janë diskualifikuar nga FA Cup, në rundën e pestë në një ndeshje me mjaft polemika ndaj Wigan Athletic. /Insporti.com

-->