Guardiola dhe Man City marrin këtë vendim për Muriqin, pas paraqitjeve me Kosovën

Kombëtarja 13 Qershor 2019 09:01

Arijanet Muriqi pritet të vazhdojë me Manchester Cityn, por sezonin e ardhshëm do të dërgohet në huazim.

Klubi kampion i Premierligës ka vendosur t’i vazhdojë kontratën portierit shtatlartë të “Dardanëve”, shkruan Insporti

Portieri i Kombëtares së Kosovës është cak i disa klubeve angleze duke përfshirë skuadrën e njohur e cila garon në Championship, Nottingham Forest.

Madje, Insporti raporton se trajneri i njohur britanik, Martil O’Neill ishte në Sofje për ta përcjellë nga afër Kosovën pikërisht për Aro Muriqin.

Përveç O’Neillit, në stadiumin ‘Vasil Levski’ – ku Kosova e mundi Bullgarinë 3:2 – i pranishëm ishe edhe trajneri i portierëve, Seamus McDonough.


Aro Muriqi këtë sezon me Manchester Cityn ka impresionuar në ‘Carabao Cup’

Siç raportojnë mediat angleze, kampioni i Premierligës është i gatshëm ta lejojë Muriqin të largohet në huazim.

Claudio Bravo që është rikthyer nga lëndimi pritet që të rimarrë pozitën e portierit të dytë, pas numrit një i cili është braziliani Ederson.

Muriqi sezonin e kaluar u dërgua në huazim te ekipi holandez NAC Breda por u rikthye te City pas vetëm një ndeshjeje të zhvilluar me holandezët, për shkak të lëndimit që e pësoi kiliani Claudio Bravo.

Siç shkruan Daily Mail, përcjell Insporti, trajneri Pep Guardiola thuhet se është i impresionuar me Muriqin dhe me shumë gjasë 20-vjeçarit do t’i ofrohet kontratë e re, kur ajo aktualja t’i skadojë pas 12 muajve.

Për shkak se Edersoni shihet si titullar absolut dhe City e ka të zgjidhur çështjen e portierit, klubi vlerëson se zgjidhja më e mirë është që Muriqi të fitojë edhe më shumë përvojë, përderisa Bravo vazhdon të jetë portieri i dytë. /Insporti.com/