Guardiola e feston titullin duke kënduar dhe duke pirë cigare

Futboll 18 Maj 2021 10:20

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, festoi titullin e kampionit në Premierligë duke e shijuar cigaren derisa po këndonte i lumtu këngën “Don’t Look Back in Anger” nga grupi i Mançesterit, Oasis, përcjell Insporti.

Ish-trajneri i Barcelonës, përveç që po shijonte këngën u pa edhe duke pirë cigare.

Festa e spanjollit mund të zgjasë shumë këtë verë, pasi Manchester City është buzë fitimit të tripletës.

Pasi e fitoi kupën e ligës dhe Premierligën, City mund ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve në finalen e 29 majit, kur të përballet me Chelsean në Porto. 

-->