“Guardiola e ka bërë Manchester Cityn të pamposhtur”

Futboll 13 Gusht 2019 09:42

Legjenda e Manchester United, Gary Neville ka thënë se Pep Guardiola e ka bërë Manchester Cityn të pamposhtur.

Sipas tij, City është përsëri favorit për të fituar titullin dhe arsyeja kryesore është trajneri i tij.

“Luajta 20 vjet nën urdhrat e Sir Alex Fergusonit. E di si është ndjesia për klubet e tjera ta dinë qysh prej përgatitjeve para-sezonale që United do ta fitojë titullin përsëri. Kjo është ndjesia për Cityn. Sapo e sheh klubin e tyre, mendon kush mund t’i mposhtë. Vitin e kaluar fituan titullin pa Fernandihon, Gundogan dhe pa De Bruyne, i cili mungoi disa muaj. Këtë vit është forcuar me Rodrin dhe Joao Cancelon. Janë në një pozicion aq të mirë, sa i nevojitet vetëm një lojtar në dy ose tri vjet”, deklaroi ai.

City e filloi sezonin e ri me fitore të thellë, 5:0 në ndeshjen e parë në udhëtim te West Hami në ‘London Stadium’.