Guardiola: E pranoj dënimin nëse kam thyer rregullat

Futboll 25 Shkurt 2018 19:28

Guardiola ka folur rreth fjongos që ka mbajtur në fanellë, pas ndeshjes finale Arsenal – Manchester City, përkundër akuzave të ngritura nga Federata.

City i Guardiolas mposhti Arsenalin në finalen e Carabao Cup të luajtur në Wembley, ku Guardiolan nuk e ndaluan as akuzat e Federatës për ta mbajtur sërish fjongon në mbështjetje të të burgosurve politikë nga Katalonja.

Trajneri i Cityt në ndeshjet e fundit në Premierligë dhe në Evropë, ka mbajtur një fjongo në pallton e tij për t’u dërguar mbështetjeve politikanëve nga Katalonia të arrestuar nga shteti spanjoll pas shpalljes së pavarësisë së këtij regjioni.

“Ashtu siç e dinë të gjithë, shpresoj se herët apo vonë do të mund ta largoj atë”, kishte thënë Guardiola.

“Të gjithë politikanët që janë të burgosur, shpresoj se mund të largohen dhe të rikthehen shpejtë në shtëpitë e tyre dhe familjet e tyre, që të bëjnë jetën që meritojnë”, kishte deklaruar ai.

Kurse, pas finales, Guardiola në konferencën për shtyp tha se nëse ka thyer rregullat, ai do të pranojë ndëshkimin e merituar.

“Nëse kam thyer rregullat, pranoj dënimin. Jam qenie njerëzore, në burg janë katër persona, plus disa të tjerë [të dëbuar], dhe të jeni në këtë situatë ju duhet të keni armë, dhe ne nuk kemi armë”, tha në konferencën për shtyp Guardiola.

Ai po ashtu foli për rezultatin e ndeshjes, ku tha se në pjesën e dytë, skuadra e tij luajti shumë mirë, ndërkaq ndjeu presionin e finales në të parën. /Insporti.com

-->