Guardiola festoi, por shikoni si e përjetoi vendimin e VAR

Trajneri spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola, ka dështuar përsëri në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar për herë të tretë radhazi në fazën e çerekfinaleve me skuadrën angleze.
Tottenham Hotspurs është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke elliminuar Manchester City me rezultat të përgjithshëm 4:4, falë golave si mysafir.
Rezultati i ndeshjes së sotme e zhvilluar në “Etihad Stadium” ishte 4:3 në të mirë të Manchester City, por golat si mysafir e kualifikuan për në gjysmëfinale skuadrën londineze.
Por, po mos të ishte sistemi “VAR” futbollistët e Guardiolës do të ishin kualifikuar në gjysmëfinale, pasi arritën të shënonin gol në minutat e fundit të ndeshjes.
Raheem Sterling shënoi golin por që pas rishkimit në “VAR”, goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të Sergio Agueros, i cili ishte ai që asistoi për anglezin Sterling.
Në momentin kur Sterling shënoi golin stadiumin “Etihad” shpërtheu në gëzim së bashku me Guardiolën, i cili festoi si i “çmendur”.
In other news Guardiola still celebrating ??? pic.twitter.com/bWKRkxTL1z
— Yaseen Dakhtar (@FreakyYf) April 17, 2019
Megjithatë, Guardiola kur e kutpoi se goli është anuluar ai e përjetoi rëndë duke u gjunjëzuar dhe kapur kokën me duar.
Kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë si një ndër ndeshjet më të mira në histori të Ligës së Kampionëve. /Insporti.com/