Guardiola i habit të gjithë: “Nga Manchester City largohem vetëm nëse…”

Futboll 13 Qershor 2019 08:48

Emri i Pep Guardiolas është lakuar disa herë me mundësinë e largimit nga Manchester City.

Por, trajneri spanjoll e ka përsëritur edhe njëherë dëshirën për të qëndruar te klubi anglez.

Ndonëse spanjolli e ka përsëritur pothuajse në çdo intervistë në javët e fundit se do të qëndrojë edhe më tutje me Citizens, janë mediat angleze ato që shkruajnë për mundësinë e largimit.

Pep gjatë ditës së djeshme ka deklaruar që dëshiron ta çojë deri në fund kontratën e tij që ka me Cityn, e më pas të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën.

“Kam kontratë edhe për dy sezone me Manchester Cityn dhe dëshira ime është që ta zgjasim edhe më tej, pasi jam duke kaluar vërtetë mirë në këtë klub”, deklaroi Guardiola.

“Verën e ardhshme largohem vetëm nëse më shkarkojnë nga detyra”.

“Nuk janë të vërteta raportimet që dua të largohem nga City dhe të marrë një vit pushim. Këto janë trillime”, përfundoi ai.