Guardiola insiston për yllin e Real Madridit
Futboll
12 Shkurt 2019
10:34

Isco do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, pasi nuk po arrin të gjejë minuta me ‘Los Blancos’.
Mesfushori spanjoll ka humbur vendin e titullarit te madrilenët dhe do të shitet në verë.
Premierliga do të jetë destinacioni i mundshëm i mesfushorit spanjoll, bëjnë të ditur mediat në Angli.
Manchester City i Pep Guardiolas ka kohë që po e kërkon transferimin e mesfushorit spanjoll, andaj do të tentojë ta transferojë atë.
Skuadra angleze është e gatshme që të paguajë 75 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Iscos.
26-vjeçari ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2022, por e ka humbur vendin titullar pas emërimit të Santiago Solarit në krye të kampit madrilen.