Guardiola: Kjo gjë është e pakuptimtë

Futboll 12 Maj 2018 14:12

Pep Guardiola ka kritikuar Premierligën angleze, pasi festoi titullin e kampionit javën e kaluar.

Në ndeshjen e fundit të sezonit, City luan në udhëtim te Southamptoni, ku do të synojë ta përfundoj sezonin me 100 pikë.

Para ndeshjes, Guardiola kritikoi Premierligën pasi nuk nuk iu dhanë medalje dy prej futbollistëve të Cityt.

Sipar rregullave, futbollistët duhet të bëjnë së paku 5 paraqitje për të fituar medalje të kampionit.

Kësisoj, të rinjtë Phil Foden e Brahim Diaz, rrezikojnë që të mbeten pa medalje pasi kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Këto rregulla, janë cilësuar si “qesharake” nga tekniku spanjoll.

“Nuk kam qenë në dijeni për këtë dhe më duket qesharake. Do ua jap medaljen time nëse e dëshirojnë atë. Ata janë kampionë, në sytë e mi janë kampionë”, përfundoi Guardiola. /Insporti.com

-->