Guardiola i kundërpërgjigjet Gary Neville

Futboll 10 Shkurt 2018 10:15

Pep Giardiola ishte kritikuar nga Gary Neville, se trajneri i Manchester City në ndeshjen e kaluar kundër Burnley, kishte marrë në bankë vetëm 6 lojtarë.

Mirëpo siç duket Guardiola nuk e ka pritur mirë këtë gjë, dhe spanjolli i është kundërpërgjigjur me ironi ish-lojtarit të Manchester United, se në ndeshjen e këtij vikendi kundër Leicester City, ai do ta ketë skuadrën e kompletuar prej 18 lojtarëve.

“Do të kemi 18 lojtarë në skuadër dhe Gary Neville do të jetë i lumtur më këtë gjë”, kishte ironizuar Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme.

Trajneri i “Citizens” shpjegoi se, Silva, Sane dhe Gabriel Jesus nuk janë të gatshëm për këtë përballje, derisa tha se do të dëshironte ta pushonte edhe Aguero-n, por ai është sulmuesi i vetëm që kemi. /insporti.com

 

-->