Guardiola: Ky ishte titulli më i vështirë në karrierën time

Futboll 12 Maj 2021 13:28

Pep Guardiola ka folur për medie pasi fitoi titullin e Premierligës me skuadrën e Manchester City, duke e konsideruar si titullin më të vështirë në karrierë, shkruan Insporti.

“Ky ka qenë një sezon dhe një titull në Premierligë si asnjë tjetër. Ky ishte më i vështiri”, tha Guardiola.

“Ne do ta mbajmë në mend këtë sezon gjithmonë, për mënyrën sesi e fituam titullin. Jam shumë krenar që jam trajner këtu dhe trajner i këtij grupi lojtarësh. Ata janë të veçantë”, shtoi ai. 

Ky ishte një sezon i paparashikueshëm, sepse skuadra e Guardiolës ishte në vendin e 11-të në tabelën e Premierligës pas një humbjeje 2:0 kundër Tottenhamit më 11 nëntor dhe në fund ia doli ta fitojë titullin me tri ndeshje të mbetura.

-->