Guardiola: Manchester City do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Futboll 10 Prill 2018 16:14

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City do ta fitojë Ligën e Kampionëve, para ndeshjes së kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Trajneri spanjoll isistoi se City është në rrugë për ta fituar për herën e parë Championsin, edhe nëse dështon ta fitojë atë këtë edicion.

City përballet me misionin gati të pamundur ndaj Liverpoolit, ku i duhet të rikthehet nga disavantazhi 3-0 në ndeshjen e parë.

Sezoni spektakolar i Cityt pësoi dy goditje të papritura brenda një jave, ku pas disfatës së thellë të pësuar në ndeshjen e parë në ‘Anfield’, ekipi i Guardiolas lëshoi epërsinë prej 2-0 për t’u mundur 3-2 nga rivali Manchester United.

“E di se gjykohemi nga rezultatet, por duke u bazuar në paraqitjet ekipi im është i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola.

“Ne na nevojiten titujt në Evropë, por kjo është e komplikuar. Për të fituar tituj duhet të fillojmë nga netët si kjo”, shtoi spanjolli.

“Ndoshta jo nesër, por këtu ka njerëz që punojnë me përkushtim dhe herët apo vonë kjo do të ndodhë. Shpresojmë se do ta arrijmë, nëse jo në këtë sezon atëherë në tjetrin”, përfundoi Guardiola.

Në ndeshjen e luajtur në ‘Etihad’ këtë sezon në kuadër të Premierligës, City i Guardiolas kishte mposhtur Liverpoolin e Kloppit me rezultatin e thellë 5-0. /Inporti.com

-->