Guardiola me deklaratë interesante pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Futboll 18 Prill 2019 00:01

Manchester City ka fituar ndeshjen, por është eliminuar nga Tottenham në çerekfinalet e Champions League.

Pas ndeshjes, ky ishte reagimi i trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, i cili ka thënë se duhet ta pranojnë këtë disfatë.

“Është mizore, por duhet ta pranojmë. Pas 20 minutave ishim në avantazh 3-2. Në pjesën e dytë kemi krijuar shumë raste dhe shënuam golin për të cilin kishim nevojë.Fatkeqësisht, nuk ishte dita jonë kështu që urimet e mira Tottenham-it dhe fat të mbarë për gjysmëfinalen. Unë e mbështes VAR-in, por mbase nga një kënd goli i Fernando Llorente-s ishte me dorë, mbase nga këndi që e pa arbitri nuk ishte. Goli i Sterling në fund? Arbitrat e studios e cilësuan të parregullt. Humbëm një penallti në ndeshjen e parë, por jam shumë krenar për lojtarët dhe tifozët. Nuk kam dëgjuar zhurmë aq të madhe sa sot që kur kam ardhur te Man City, por futbolli është i paparashikueshëm”, ka deklaruar Guardiola, transmeton Insporti.com.

-->