Guardiola me mesazh mallëngjyes para finales: “Kjo fitore do të jetë për ty”

Futboll 07 Gusht 2021 17:00

Manchester City po përgatitet për sfidën e sotme kundër Leicester, e vlefshme për Superkupën e Anglisë, që zhvillohet me fillim nga ora 18:15, shkruan Insporti.

Në konferencën për shtyp, Pep Guardiola ka thënë se do të bëjë gjithçka është e mundur për të fituar me objektivin e vetëm për t’ia dedikuar suksesin Emilio Ballack, djalit 18-vjeçar të Michael, i ndarë nga jeta pas një aksidenti.

“Ishte një mik i familjes sime. Jemi njohur kur punoja te Bayern Munich. Ishte nja djalosh i mrekullueshëm 18 vjeç, shumë i edukuar, por ka humbur fatkeqësisht jetën në Portugali”, ka thënë Guardiola.

“Dua ta bëjë sa më mirë këtë finale, të provoj ta fitoj për t’ia dedikuar atij fitoren. Kjo fitore do të jetë për ty, Michael, dhe për familjen tënde. Më vjen me të vërtetë shumë keq”.

-->