Guardiola më pyeti nëse dua të mësoj si të luaj futboll
Futboll
31 Janar 2020
17:25

Douglas Costa ka treguar për një bisedë interesant që e kishte pasur me Pep Guardiolën, para kalimit tek Bayern Munchen transmeton Insporti.
“Guardiola më pyeti nëse dua të mësoj si të luaj futboll” – ka deklaruar ylli brazilian i Juventusit.
“Ai (Guardiola) është personi me më së shumti ndikim në rritjen time si futbollist. Ishte kohë e vështirë tek Bayerni pasi ne nuk fituam Champions Ligën në kohën kur ishim ndoshta ekipi më i mirë në botë” – është shprehur ai për DAZN.
Douglas Costa luante për Shaktar Donetsk dhe ishte pikërisht Guardiola ai që e bindi të kalonte tek gjigantët gjermanë.
Costa tani është pjesë e Juventusit teksa luan nën urdhërat e trajnerit Sarri. /Insporti.com