Guardiola menaxhon klinikë, apo klub futbolli?

Futboll 05 Shkurt 2018 14:01

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt po hyn në shkurt në muajin vendimtar të këtij sezoni në në listë të gjatë të lojtarëve të lënduar. Në fakt vështirë është të thuhet nëse City është klub i futbollit apo një klinikë për trajtime ortopedike, kur shihet lista e të lënduarve.

Pas ndeshjes me Burnleyn, ku luajtën baras 1:1, të lënduar janë Silva, Sane, Gabriel Jesus, Stones, Delph dhe Mundy si dhe i riu Foden.

City në tri javët e ardhshme do të hyjë në duelet shumë të rëndësishme, në Ligën e Kampionëve më Baselin dhe më 25 shkurt në finalen e Kupës së Ligës me Arsenalin.

Guardiola edhe para mediave kishte dhënë arsyetimin pse në ndeshjen me Burnleyn kishte shkuar me vetëm 17 lojtarë, duke i lënë vetëm 6 lojtarë në bankë. Ai pranoi se për shkak të lëndimeve nuka ka pasur lojtarë të mjaftueshëm në këtë ndeshje. Për këtë deklaratë ai ishte kritikauyr nga shumë analistë të futbollit në Angli, përfshi ish futbollistin e famshëm Gary Neville.

Sidoqoftë, me 69 pikë dhe bilanc fantastikë prej 22 fitoreve, 3 barazimeve dhe vetëm një humbjeje, Guardiola dhe City janë të qetë në krye të Premier Ligës me 14 pikë distancë nga rivali i qytetit Man United, që mban pozitën e dytë.

-->