Guardiola ndez sfidën me Liverpoolin: Mane aktron dhe shënon gola

Futboll 04 Nëntor 2019 09:20

Java e ardhshme në Angli rezervon sfidën spektakolare mes Liverpoolit dhe Manchester City. Edhe pse është shpejt për t’u vendosur fatet e sezonit, sërish ky duel thotë shumë për titullin kampion mes dy skuadrave më pretendente për triumfin final.

Për të ndezur atmosferën ka menduar trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, i cili është shprehur se sulmuesi i Liverpool, Mane, është një talent që shënon gola spektakolarë por edhe di të aktrojë për të fituar një faull. I gjithë ky diskutim erdhi pasi Mane u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën e fundit për simulim.

“ Ka ndodhur shumë herë, ajo çfarë ka bërë Liverpooli, në vitet e fundit, është sepse Mane është një talent special. Ndonjëherë aktron dhe hidhet në fushë, ndonjëherë shënon gola spektakolarë në minutën e fundit. Ai është një talent”, u shpreh tekniku spanjoll i Sitit.

-->