Guardiola para ndeshjes me PSG: “Fle më mirë kur nuk mendoj për Neymarin dhe Mbappen”

Futboll 28 Prill 2021 10:27

Takimi i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Chelsea mbrëmë përfundoi me rezultatin 1-1, teksa sot në Paris të Francës zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.

Para ndeshjes, Pep Guardiola me shaka tha se mendimet rreth Neymarit dhe Kylian Mbappes e kanë mbajtur zgjuar gjatë natës para gjysmëfinales së Manchester City  kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

 “U përpoqa të fle mirë mbrëmë dhe fjeta vetëm kur nuk mendoja më për lojtarët e tyre (Mbappe dhe Neymar)”, tha Guardiola.

“Ne do të tentojmë t’i ndalim ata duke u mbrojtur si ekip dhe duke luajtur si ekip. Duhet t’i përshtatim ca gjëra, natyrisht, por në të njëjtën kohë, nuk do të kishte kuptim të mos jemi ata që jemi në fushë” – përfundoi Guardiola.

Takimi PSG – Manchester City zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

-->