Guardiola i përfshirë në skandal politik

Futboll 23 Shkurt 2018 14:43

Gjatë udhëtimit të tij të dielën për në Barcelonë, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, me të arritur në aeroportin “El Prat” të Barcelonës, ishte ndaluar dhe aeroplani i tij privat u kontrollua nga policia spanjolle.

Arsyeja e gjithë kësaj ishte, Presidenti Katalunis, Carles Puigdemont, i cili është i kërkuar nga autoritetet spanjolle dhe dyshimi ishte se mos po udhëtonte me ish-trajnerin e Barcelonës, pasi këta të dy kanë shoqëri.

Carles Puidgemont ishte largua nga Barcelona për në Belgjikë vitin e kaluar, pasi Katalunia kishte shpallur pavarësinë, me ç’rast autoritetet spanjolle e kundërshtuan këtë gjë dhe do ta arrestojnë Presidentin katallan, nëse ky i fundit kthehet përsëri në Spanjë.

Nga raportimi i mediave në Kataluni, thuhet se me të arritur aeroplani privat i Pep Guardiola-s, oficerë të policisë kishin hipur në të, për të kontrolluar mos gjendej edhe Carles Puidgemont, por bashkë me trajnerin e Manchester City-t ishin vetëm familja a tij, gruaja dhe fëmijët.

Bëhet e ditur po ashtu se, një kontroll i tillë i kishte ndodhur Guadiola-s edhe këtë të enjte kur po ashtu kishte udhëtuar për në Barcelonë, me ç’rast policët edhe njëherë u futen për të kontrolluar aeroplanin e tij privat me arsyetimin e njëjtë. /Insporti.com

-->