Guardiola pret të shkarkohet nga City

Futboll 13 Shkurt 2020 23:37

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se puna e tij te klubi i Premier Leagues së Anglisë është në rrezik, nëse dështon të fitojë Ligën e Kampionëve këtë stinor.

“Unë dua të fitoj Ligën e Kampionëve. E ëndërroj këtë dhe do të shijoj përgatitjen për ndeshjet kundër Real Madridit. Nëse nuk fitojmë, atëherë vjen kryetari apo drejtori sportiv dhe thotë, ‘Nuk mjafton, ne duam Ligën e Kampionëve, do të shkarkoj’”, ka thënë Guardiola për “Sky Sport”.

Manchester City ka fituar pesë trofe vendorë me Guardiolan qëkur e ka angazhuar në vitin 2016, përfshirë dy herë Premier Leaguen dhe tripletën historike vendore vitin e kaluar.

Por kurrë nuk ka arritur të kalojë përtej çerekfinales të Ligës së Kampionëve me trajnerin spanjoll. City këtë edicion në 1/8 e finales të Championsit do të përballet me Real Madridin.

-->