Guardiola refuzon blerjen e Iniestas

Futboll 29 Prill 2018 12:06

Pep Guardiola ka demantuar të gjitha thashethëmet se Manchester City ka në plan të transferoj mesfushorin e Barcelonës në largim, Andres Iniesta.

Citizens kanë qenë në qendër të spekulimeve se do të tentojnë blerjen e spanjollit.

“Ka shumë lajme të rrem rreth transferimeve”, ka thënë Pep lidhur me atë nëse do ta sjellë në City, Iniestan – qoftë lojtar apo ndihmës të tij, shkruan Goal.

“Nuk komentoj lajme të rreme. Ai vendos për të ardhmen e tij dhe ka deklaruar se ka vendosur që të shkojë në Kinë që të luajë dhe atje do të përfundojë”.

“Pas kësaj ai ka për t’u kthyer në Barcelonë për gjeneratat tjera, për ta ndihmuar klubin. Kështu për të ne është e pamundur”. /Insporti.com

-->