Guardiola trajner i Milanit?

Futboll 20 Tetor 2019 09:11

Milani e dëshiron trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën, ndërsa si drejtor sportiv kërkohet të jetë Marc Overmars, bën të ditur Mundo Deportivo.

Gazeta spanjolle thotë se “Elliot Management” nuk e ka pritur mirë mungesën e rezultateve, dhe beson se taktikat e spanjollit do ta nxirrnin ekipin nga kriza.

Stefano Piolit iu besua posti i trajnerit javën e kaluar si zëvendësues i Marco Giampaolos, por spanjollët shkruajnë se edhe Pioli do të jetë përkohësisht.

Kontrata e Guardiolës me kampionin e Premier Leagues përfundon në vitin 2021.

Kujtojmë se ai më herët këtë vit ishte lidhur edhe me gjigantin tjetër italian, Juventusin.

-->