Guardiola tregon pse e la jashtë Muriqin, e komenton incidentin Sarri-Kepa

Futboll 24 Shkurt 2019 21:14

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka komentuar lëninen jashtë formacionit të portierit të Kosovës, Ariajent Muriqi.

Guardiola la Aro Muriqin jashtë 11-shes startuese për finalen në Carabao Cup, përkundër se ylli i Kosovës ishe startues në të gjitha ndeshjet në këtë garë, shkruan Insporti

Në finalen e ‘Wembleyt’, vendimi i Guardiolas doli i qëlluar sidoqoftë, pasi portieri Ederson i priti dy penallti, duke ia dhuruar fitoren Cityt.

“Ishte një vendim i vështirë ta lija Muriqin jashtë, duke marrë parasysh çfarë ndodhi në Leicester në penallti [ku Muriqi ishte hero], por mendoja se Chelsea do të luante me presion të lartë dhe do të na nevojitej portieri më shumë. Edi është i mrekullueshëm për këtë”, tha Guardiola.

Ai po ashtu e komentoi ndeshjen, duke e lavdëruar Chelsean, derisa e komentoi edhe incidentin në mes të Kepas e Maurizio Sarrit.

“Ishte ndeshje e fortë, e dinim se do të ishte si një finale. Ky ishte një nga ekipet më të forta me të cilat jam përballur. Mënyra se si Jorginho dhe Kante bënë presion ishte e pabesueshme. Nuk është e lehtë të luftosh ndaj tyre”, shtoi spanjolli.

Rreth incidentit Kepa – Sarri, Guardiola thotë se nuk e kupton çfarë ndodhi.

“E pashë çfarë ndodhi, por nuk e di arsyen pse”, tha shkurtimisht Guaridola. /Insporti.com/

-->