Guardiola zbulon se ishte afër të luaj në Angli

Futboll 19 Shkurt 2018 13:29

Sot një prej trajnerëve më të mirë, e dikur po ashtu edhe lojtarë shumë i spikatur, Pep Guardiola zbulon se në karrierën e tij si lojtarë, ishte afër të nënshkruaj me një skuadër angleze.

Ndoshta të gjithë do të mendoni se Guardiola si lojtarë po të luante në Premier League, do të ishte në njërin prej top skuadrave atje, mirëpo nuk do ta besoni se për cilin ekip ishte afër të luaj ish-mesfushori spanjoll.

Ndeshja që zhvillohet sonte në kuadër të Kupës FA në mes Wigan Athletic dhe Manchester City, ka mundur të jetë një rikthim në stadiumin “DW” për tani trajnerin e “Citizens”.

Po, Pep Guardiola dikur kishte shprehur dëshirë të luante në Premier League dhe ishte afër në vitin 2003 ta realizonte këtë gjë, pasi kishte negociuar me atëherë trajnerin e Wigan, Paul Jewell.

Guardiola ishte larguar si lojtarë nga Barcelona në vitin 2001 dhe pati disa aventura të shkurtëra në Itali me Brescia-n dhe Romën, por ishte ofruar të nënshkruante për ekipin anglez Wigan Athletic, mirëpo spanjolli zbulon për herë të parë që, marrëveshja nuk u arrit në momentet e fundit pasi ai nënshkroi me ekipin nga Katari, Al-Ahli.
Megjithatë Guardiola mendon se përkundër dëshirës së tij për ta shijuar futbollin anglez, sihte periudhë kur më nuk kishte realisht çfarë të dhuronte në një ligë të tillë.

“Isha veçse në fundin e karrierës dhe cilësohesha i vjetër, e për këtë arsye nuk më morën, përkundër që kisha dëshirën të luaja në Premier League. E njëjta gjë më kishte ndodhur edhe në vitin 2005 si 33-34 vjeçar, kur kisha negociata edhe me Manchester City-n, me atëbotë trajnerin Stuart Pearce, por nuk më morën për arsyet e njëjta dhe u treguan të mençur në fakt”, shprehet Pep Guardiola.

Sot, si trajner tek Manchester City, tifozët e kësaj skuadre janë në dijeni që para disa vitesh Guariola-s i ishte ofruar nga City një kontratë vetëm gjashtë mujore, por në fund gjërat ndryshuan dhe spanjolli nënshkroi me skuadrën meksikane, Dorados ku edhe e përfundoi karrierën aktive. /Insporti.com

-->