Guardioles nuk i pëlqen titulli i Liverpoolit, bën ofertë 80 milionë euro për yllin e Series A

Futboll 26 Qershor 2020 17:03

Trajnerit spanjoll të Manchester Cityt, Pep Guardioles si duket nuk i ka pëlqyer shpallja e Liverpoolit kampion të Premier Ligës, pas mënjëherë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, transmeton Insporti.

Tekniku katalanas ka identifikuar mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly si lojtar që i duhet ekipit të tij për ta sfiduar Jurgen Kloppin në Premier Ligë.

This image has an empty alt attribute; its file name is pepguardiola-cropped_s5xo6nbvvztq1p9vd6fqlm705-1200x675-1.jpg

“II Matino”, gazetë e njohur napolitane shprehet sot se Manchester City ka ofruar 80 milionë për mbrojtësin nga Senegali dhe se dy palët janë afër finalizimit të marrëveshjes.

29 vjeçari ka zhvilluar vetëm 16 paraqitje për klubin italian këtë sezon dhe ka shprehur dëshirën e hapur për largim.

Image

Koulibaly do të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me Citizens dhe mundësia për të punuar me Guardiolen ka qenë faktori kryesor në pranimin e ofertës.

Kujtojmë se me humbjen 2-1 të Manchester Cityt nga Chelsea mbrëmjen e kaluar, Liverpooli edhe matematikisht është kampion në Angli për herë të parë pas 30 vitesh./Insporti.com/

-->