Gullit me ide të çmendur rreth trajnerit të ri të Realit

Futboll 19 Shtator 2019 20:19

Legjenda holandeze Ruud Gullit ka thënë se Real Madrid duhet ta zëvendësojë Zinedine Zidanen me Pep Guardiolan.

Gullit beson që Reali nuk është në nivelin e duhur, pasi dje u mposht nga PSG me rezultat 3:0.

Legjenda e Milanit beson që, në vend të Zidanes të emërohet Guardiola dhe kjo do të bëjë që “Los Blancos” të jenë përsëri në ‘majë’.

“Pepe do ta bëjë punën. Të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Klopp, por më pëlqen Pepe, pasi sjell shumë gjëra në futboll”, deklaroi ai.