Guti tregon kush është futbollisti më i mirë në botë

Futboll 24 Janar 2020 17:26

Guti dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë shokë skuadre te Real Madrid deri në 2010. Portugezi tani luan me Juventusin, ndërsa Guti është trajner i Almerias, skuadra e shqiptarit Ivan Balliu, që kryeson kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

I pyetur nga A Bola se cili është lojtari më i mirë në botë sot, Guti ka thënë: “Njoh vetëm një lojtar që është fantastik në çdo ndeshje. Ai është Messi. Sa herë që futet në fushë, ndodh diçka. Lojtarët tjerë kanë ulje dhe ngritje”.

Messi ka luajtur 21 ndeshje në këtë sezon me Barcelonën, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 9 asistime.

-->