Guximi i një legjende, ja çfarë do të bëjë Clijsters

Tenis 12 Shtator 2019 18:03

Një lajm të bujshëm ka marrë bota e tenisit ditën e sotme. Kim Clijsters do të rikthehet në vitin 2020. Ish-numri një i botës do të garojë pas 7 vitesh mungesë.

Tenistja belge e la tenisin për t’iu përkushtuar jetës familjare dhe është bërë nënë e 3 fëmijëve. Ajo do të nisë sfidën më të madhe të jetës duke tentuar të rikthejë emocionet e dikurshme në fitimin e turneve Grand Slam.

“Në 7 vitet e fundit kam qenë në rolin e mamasë full-time. Dhe e dashurova shumë, por gjithashtu dashuroj të jem një teniste profesioniste dhe më mungojnë ato emocione. Kështu që, pse të mos i provoj të dyja? Do të kthehem dhe njëherë”, ka shkruar ajo në mesazhin që shpërndau në rrjetet sociale.