Hadërgjonaj transferohet te gjiganti turk?

Kombëtarja 26 Maj 2020 15:20

Huddersfield nuk ka plane të vazhdojë bashkpunimin me mbrojtësin e Kosovës, Florent Hadëërgjonaj.

Klubi turk, Fenerbahce është tejet i interesuar për mbrojtësin e krahut të djathtë të Kosovës, raporotn “Sport Ëitness”, transmeton Insporti.com.

Mbrojtësi anësor siç duket tashmë ka zhvilluar paraqitjen e tij të fundit me klubin anglez pas huazimit në Turqi te Kasimpasa në afatin kalimtar të janarit.

Fenerbahce është duke menduar për transferimin e tij, derisa kërkon ta përforcojë mbrojtjen për edicionin e ardhshëm.

Reprezentuesi i Kosovës u paraqit në 6 ndeshje me fanellën e Kasimpasas.

Kujtojmë se në Fenerbahce, Hadergjonaj mund t’i bashkohet futbollistit tjetër kosovar, Vedat Muriqi.

Por, e ardhmja e Muriqit në klubin turk nuk është e sigurt, derisa sulmuesi prizrenas është duke u kërkuar nga shumë klube

-->