Hajrizi flet për synimet e Trepçës në sezonin e ri, për Drilonin dhe sesi basketbollistët e huaj nuk i paguajnë

Superliga 15 Shtator 2019 19:24

Edicioni i ri në Superligën e basketbollit do të nis në fund të muajit shtator.

Tashmë skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit në mënyrë që ta nisin këtë stinor në mënyrën më të mirë.

Një ndër skuadrat që edhe në këtë sezon si atë të kaluarin që po has në vështirësi financiare është KB Trepça.

Mitrovicasit kanë arritur që në radhët e tyre si sjellin katër basketbollistë të huaj derisa nga ekipi është larguan lojtari më i mirë i tyre Samir Zekiqi.

I kontaktuar nga redaksia e Insportit, drejtori i klubit, Naim Hajrizi flet për sezonin e ri dhe synimet e minatorëve.

Hajrizi u shpreh i kënaqur me ritmin e përgatitjeve të skuadrës të Trepçës.

“ KB Trepça ka filluar përgatitjet qysh nga 15 Gushti, ndërsa nga 1 Shtatori me kompletimin e skuadrës kanë vazhduar me intensitet edhe më të madh. Përgatitjet po shkojnë mirë sipas planit të trajnerit Ilir Selmani”.

Edhe këtë vit Trepça pritet ti jap mundësi lojtarëve të rinj sipas Hajrizit, derisa flet edhe për ata të huajt që kanë zbarkuar në Mitrovicë, për të cilët nuk paguajnë as edhe një cent.

“ Sa i përket ekipit KB Trepça, gjithnjë ju ka jep mundësi lojtarëve të rinj ku edhe këtë vit do të jetë ashtu. Tu e pas parasysh situatën e vështirë financiare si dhe klubi nuk përkrahet as nga Komuna por edhe nga bizneset ka përkrahje të vogël sa për mbijetesë kështu që çdo vit fillojmë nga zero. Ekipi është i ri por i kombinuar me disa lojtarë me përvojë por presim që edhe amerikanët të cilët kanë ardhur do të jenë të një niveli mesatar ku e dimë se ata te ne nuk paguhen por vijnë për të fituar mundësin për tu treguar a vlejnë si basketbollistë. Sikur të kishim buxhetin e nevojshëm sigurisht se edhe përforcimet do të ishim shumë më cilësor dhe do të ishim më të suksesshëm. Por ne do të provojmë që me këtë përbërje të bëjmë lojëra të mira e pse jo edhe të jemi të suksesshëm”.

Është folur nëpër media që Trepça ishte e interesuar që të rikthej në folenë e tyre dyshen Drilon Hajrizi dhe Musab Malaj por që kjo lëvizje nuk ndodhi.

“ Po kemi biseduar me të dy, ju kemi tregu mundësitë tona, kemi pas premtimin se një biznes do të realizon ofertën tonë për këta dy por si duket oferta jonë nuk ka qenë sikur ofertat e klubeve që kanë shkuar ata”.

Krejt në fund, Naim Hajrizi flet për synimet e Trepçës në edicionin e ri.

“Ambiciet këtë vit janë të arijmë play-offin dhe final four e kupës por mbetet të shihet si do të rrjedhin gjërat.

Kemi premtime se pasi të hyj në fuqi Ligji i Sponsorizimit klubi do të ketë sponsorin gjeneral dhe gjërat do të ndryshojnë në të mirë të basketbollit të Mitrovicës”.

Kujtomë që shorti i hedhur për edicionin e ri të përcaktojë që Trepça në ndeshjen e parë do të pushojë, kjo pasi që këtë stinor marrin pjesë nëntë ekipe.