Hakim Ziyech shënon eurogol kundër Tottenhamit – Lloris mbetet i ‘shtangur’
Futboll
23 Janar 2022
18:44

Është shënuar goli i parë në derbin e javës së 23-të në Premierligë mes Chelseat dhe Tottenhamit.
Hakim Ziyech ka kaluar në avantazh 1:0 Chelsean në minutën e 47-të të takimit.
Anësori nga Maroku ka shënuar një eurogol nga distanca duke bërë që stadiumi të “shpërthente” në festë.
Ai mori një top nga Hudson-Odoi dhe nuk mendoi shumë për të plasuar një goditje të fuqishme në drejtim të portës së Lloris.