Hakimi niset për Francë, së shpejti zyrtarizohet si futbollist i PSG

Futboll 05 Korrik 2021 14:35

Mbrojtës maroken, Hakimi do të transferohet në Francë te PSG, atje për ku edhe është nisur tashmë, përcjell Insporti.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, mbrojtësi tashmë është nisur për në Francë dhe së shpejti zyrarizohet si futbollisti i ri i parisienëve.

Hakimi pritet të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me klubin francez, ndërsa Inter nga shitja e tij do të përfitojë rreth 70 milionë euro.

Ndryshe, edhe Sergio Ramos pritet të kalojë në PSG së shpejti. /Insporti

-->