HALO – Roll Bar për Formula 1

Formula 1 13 Shkurt 2018 15:11

Ekipet e Formulës 1 tashmë i kanë bërë publike datat e promovimit të modeleve të reja për këtë sezon dhe modelet e sivjetme për herë të parë do të kenë të ndërtuar edhe mbrojtësen e kohës së vozitësit, të njohur si HALO.

Meqë Formula 1 do të vazhdojë të jetë në fakt kampionat i veturave me rrota të zbuluara dhe pa kulm, për HALO mund të thuhet se është një farë forme e roll barit për bolidët e F.1.

Pas instalimit të sistemit HANS dhe përsosjes së dizajnit të kaskave, mbrojtja e kokës së ngasësve vazhdon të jetë prioritet i inxhinierëve dhe dizajnerëve dhe si duket HALO ka qenë ideja më së lehti e aplikueshme për këtë sezon.

HALO është i ndërtuar nga titani dhe mund të absorbojë goditje të hatashme. Teorikisht HALO mund të durojë peshën ë një autobusi dykatësh të Londrës pa iu prishur struktura.

Dizajni bazik është miratuar nga FIA dhe më pas secili ekip e ka përshtatur HALO-n në aerodinamikën e bolidit të vet, ku kujdes i veçantë i është kushtuar rrymimit të ajorit në raport me pjesën e pasme të bolidit.

Përderisa shumica e ekspertëve pohojnë se HALO ka qenë i domosdoshëm, disa vozitës janë ankuar se në fakt e pengon dukshmërinë gjatë vozitjes.

Në video mund të shihni shpjegimin që për HALO e jep drejtori teknik i ekipit Merceden Benz AMG, James Allison.

-->