Hamiltohet ndihmohet nga “spiunët” për ta mposhtur Verstappen

Formula 1 05 Nëntor 2021 09:45

Ndërkohë që gara për titullin e Formula 1 po nxehet gjithnjë e më shumë, Lewis Hamilton po e shfrytëzon gjithë ndihmën e mundshme që mund ta marrë, madje edhe përmes ‘spiunëve’ të ekipit të Mercedesit.

Britaniku është në garë me pilotin e Red Bullit, Max Verstappen, për titullin e kampionit të botës për edicionin e sivjetmë.

Një artikull i The Sun bën të ditur se kampioni i shtatëfishtë kanë një ekip prej 10 studentësh që e monitorojnë ekipin kundërshtar duke u inkuadruar edhe në radio-komunikimet dhe përcjellin gjithë video-xhirimet për të marrë sa më shumë informacion.

Ky avantazh shtesë mund të jetë i rëndësishëm në garën e sivjetme për titull, ndërkohë që Hamilton është në një territor të panjohur duke e ndjekur liderin Verstappen kur kanë mbetur edhe pesë gara deri në fund.

Ekipi i ‘spiunëve’ të Mercedesit janë duke bërë gjithçka për t’i ndihmuar pilotit të tyre, në mënyrë që në fund ta mbyllë edicionin në vend të parë.

Ndryshe, Verstappen është lider në edicionin e tanishëm me 287.5 pikë, derisa Hamilton ka 275.5 pikë.

-->