Hamilton befason me këto fjalë për Ferrarin

Formula 1 18 Shtator 2019 20:48

Pesë pilotë kanë fituar katër ose më shumë tituj në historinë e Formula 1.

Ndërsa, Michael Schumacher, Juan Manuel Fangio, Alan Prost dhe Sebastian Vettel të gjithë udhëtuan për te Ferrari gjatë karrierës së tyre, Lewis Hamilton ka fituar gjithçka me Mercedes, por nuk dëshiron të lëvizë të paktën për momentin.

Por, ndërsa piloti britanik këmbëngul se është i lumtur te Mercedes, pranoi se ishte i kënaqur që tifozët e Ferrarit duan ta shohin atë me “kokëkuqen” para se të mbyllë karrierën. Hamilton e ka fituar 5 herë Çmimin e Madh të Italisë në karrierën e tij. Vitin e kaluar ai e bëri këtë duke i hequr nga duart fitoren Kimi Raikkonen dhe Ferrarit.

Por, pasi përfundoi i treti në Monza në vitin 2019, me tifozët që u shpërblyen me fitoren e tyre të parë të Ferrari në shtëpi pas nëntë vjetësh falë Charles Leclerc, Hamilton zbuloi se po ndiente gjithnjë e më shumë dashuri nga tifozët italianë dhe duke marrë gjithnjë e më shumë lutje që ai të vijë te Ferrari.

“Unë jam shumë, shumë me fat që kam kaq adhurues në Itali“, tha Hamilton.

“Tifozët e Ferrarit duke mos pasur një titull kampion që nga viti 2007, kanë një dëshirë të madhe për të pasur sukses. Kështu që jam i sigurt se ata thjesht e kanë atë me faktin që kam fituar kampionatin vitet e fundit. Por gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës, unë jam duke i dashur tifozët e Ferrarit, të cilët më dërgojnë mesazhe në komentet e mia dhe them me vete: ‘Unë jam një tifoz i Ferrarit, ju respektoj shumë’. Gjërat ndryshojnë. Por ata kanë dy shoferë të shkëlqyer tani, kështu që jam i sigurt se ata janë të kënaqur me yllin e ri dhe unë jam shumë i lumtur që shoh se si Leclerc po avancon“, deklaroi piloti britanik.

-->