Hamilton bën tejkalimin e vitit dhe fiton në Monza

Formula 1 02 Shtator 2018 17:04

Leëis Hamilton ka bërë tejkalimin më të mirë të këtij sezoni në Formula 1 dhe e ka fituar garën për Shpërblimin e Madh të Italisë, që u zhvillua në shtegun legjendar në Moza afër Milanos.

Hamilton, për fitore në këtë garë, e tejkaloi shoferin e Ferrarit Kimi Raikkonen dhe atë në kthesën e parë në Monza, që është një shikanë shumë e ngushtë dhe e papërshtatshme, njëkohësisht është një nga pikat më të ndjeshme të frenimit në kalendarin e Formulës 1.

Në këtë kthesë, duhet që nga shpejtësia mbi 350 km/h të hyhet me mbi 50km/h, Hamilton kishte guximin që ta tejkalojë Raikkonenin nga trajektorja e jashtme, pasi në frenim e vendosi bolidin në mënyrë të përsosur.

Përndryshe Hamilton, në rrethin e parë kishte pasur incident dhe kontakt me Sebastian Vettelin e Ferrarit, nga i cili Vettel e pësoi më shumë dhe në fakt pas atij incidenti edhe mbeti pa gjasa për fitore.

Insporti raporton se në këtë garë Hamilton barazoi edhe rekordin e Michael Schumacherit, i cili kishte fituar pesë herë në Monza, përgjatë karrierës së tij, që mbetet më e lavdishmja në histori të këtij sporti.

Hamilton pas kësaj fitoreve e thellon edhe më shumë avantazhin në renditjen e përgjithshme të shoferëve dhe tashmë vetëm ndonjë mrekulli e Ferrarit në garat në Azi, mund ta ndryshojë rrjedhën e kampionatit dhe t’ia mohojë Hamiltonit titullin pestë, raporton Insporti duke u bazuar në kalendarin e këtij viti dhe radhitjen në tabelë.

 

-->