Hamilton do të bëjë një kalim te Ferrari para pensionimit

Formula 1 05 Tetor 2019 09:14

Superylli i Mercedesit, Lewis Hamilton ka lënë të kuptohet se do të dalë në pension dhe do të bëjë një kalim të mundshëm te Ferrari.

Pasi ishte garuesi më i famshëm i Formula 1 në Mercedes, Hamilton përflitet se më në fund do të kaloj te Ferrari. Bisedimet me Ferrarin kanë qenë të vazhdueshme dhe vetëm kohët e fundit, vetë ikona e F1 la të kuptohet se mund të kaloj te Ferrari para pensionimit të tij.

Në një intervistë të fundit, Hamilton foli për marrëdhënien e tij me Mercedesin dhe idenë për të kaluar në Ferrari. Ai i befasoi fansat duke pranuar se ai e di se “duket mirë duke veshur një kostum të kuq”, i cili padyshim i përket Ferrarit.

“Unë e di që dukem mirë në të kuqe, por është një skenar shumë i vështirë,” tha Hamilton për idenë e kalimit te Ferrari.

“Unë kam qenë me Mercedes që kur kam qenë 13 vjeçar. Ndryshimi është gjithmonë i lezetshëm, por besnikëria është gjithçka, kjo është arsyeja pse unë kam këtë tatuazh”.

Kur Hamilton u përpoq të tregojë pikëpamjen e tij në lidhje me pensionin, ai mund të ketë lënë dyert e hapura për Ferrari. Sipas Hamilton, ai nuk është i sigurt për atë që do të ndodhë në të ardhmen me të dhe Mercedes.