Hamilton e fillon mirë, Ferrari ‘fsheh’ shpejtësinë

Formula 1 15 Mars 2019 09:32

Ngasësi i Mercedesit, Lewis Hamilton ka regjistruar kohën më të shpejtë në garën e dytë provuese në Melburn të Australisë.

Hamilton mposhti shokun e skuadrës, Valtteri Bottas me 48 të mijtat, duke ndalur kronometrin në 1’22”600, shkruan Insporti.

Ferrari, i cili u duk se pati bolidin më të shpejtë në fazën provuese para-sezonale, përfundoi në vendin e pestë me Sebastian Vettelin.

“BBC” raporton për dyshime se ekipi italian e “fshehu” shpejtësinë e vërtetë, para garës të së shtunës pasdite.

Vettel ishte 0.8 sekonda më i ngadaltë se Mercedesi, duke befasuar të gjithë, pasi Ferrari konsiderohej se kishte avantazhin para rivalëve me bolidin e ri. /Insporti.com/