Hamilton: E kam blerë biletën për Rusi

Futboll 05 Korrik 2018 22:47

Kampioni aktual i botës në Formula1 Lewis Hamilton është sportisti i radhës i profilit të lartë që e ka pranuar se është “infektuar” me ethet e botërorit në Rusi.

Hamilton këtë fundjavë do të garojë në Silverstone në garën e shtëpisë – atë për Shpërblimin e Britanisë së madhe, por gazetarët i kanë bërë atij edhe pyetje direkte për ndeshjet e futbollit,duke e ditur se pikërisht në kohën kur zhvillohen kualifikimet e kësaj gare, zhvillohet edhe çerekfinalja e Anglisë me Suedinë.

Hamilton ka pohuar se “finalja është të dielën e ardhshme dhe e kam lënë këtë datë të lirë. I kam blerë biletat për Rusi dhe mezi po pres të shoh vendim ti në finale të botërorit. Nëse kualifikohen në finale, do të gjej edhe bileta për stadium dhe do të shkoj ti përkrah atje. Është një ndjenjë fantastike”, pohoi katër herë kampioni i botës në Formula 1 dhe shoferi më i trofeshëm i dhjetë viteve të fundit.

-->