Hamilton e pranon: Sfida për titull do të jetë më e vështirë se kurrë

Formula 1 01 Mars 2019 21:44

Lewis Hamilton ka thënë se rivali, Ferrari ka një avantazh prej gjysmë-sekondi, derisa Sebastian Vetteli i mbajti në krye italianët, në ditën e fundit të testimit para-sezonal, në Barcelonë.

Vettel, i cili u rikthye në pistë për herë të parë pas përplasjes të mërkurën, vendosi një rekord të ri për xhiro të premten, duke eklipsuar bashkëngasësin te Ferrari, Charles Leclerc, transmeton Insporti.

Por Mercedesi më në fund tregoi një paraqitje premtuese, derisa Valtteri Bottasi regjistroi kohën prej një minuti dhe 16.561 sekondave.

F1 Winter Testing in Barcelona - Day Four

“Mendoj se distanca (me Ferrarin) është potencialisht gjysmë-sekondi,” tha Hamilton.

“Ferrari është më i shpejti. Kjo do të jetë beteja më e vështirë deri tani. Shpejtësia e Ferrarit është shumë, shumë e mirë për momentin. Sfida do të jetë më e vështirë se kurrë më parë.

“Sidoqoftë, testimi është testim. Nuk ka çmim kur jeni më i shpejti në testim.” /Insporti.com/