“Hamilton është më i talentuar se Schumacher”

Formula 1 11 Mars 2019 16:54

Michael Schumacher konsiderohet nga shumë si ngasësi më i mirë në histori të Formula 1, derisa mbanë rekordin për më së shumti tituj dhe gara të fituara në histori të sportit.

Mirëpo, që prej pensionimit të tij më 2012, Formula 1 është dominuar nga Lewis Hamilton, transmeton Insporti.

34-vjeçari arriti triumfin e dytë rresht sezonin e kaluar, derisa fitoi titullin e katërt në pesë vitet e fundit.

Ngasësi britanik tani ka pesë tituj, dy më pak se Schumacher.

Me distancën që po ngushtohet, Nico Rosberg tani ka dhënë verdiktin e tij rreth asaj se cili është më i talentuar.

Duke folur për “Auto Motor”, Rosberg tha: “Lewis me siguri ka talent më të natyrshëm se Michael.

“Lewis ka një prej talenteve më të mëdha natyrale që sporti ynë ka parë ndonjëherë, kështu që ai bën dallimin.

“Në aspektin e etikës së punës, Schumacher ishte diçka tjetër.

“Gjërat erdhën shumë lehtë për Lewis, natyrshëm. Instikt, talent natyral. Michael ishte pako e kompletuar.” /Insporti.com/