Hamilton është  penta kampion – raporti i plotë

Formula 1 28 Tetor 2018 22:51

Lewis Hamilton është kampion i botës në Formula 1 për herë të pestë në karrierën e tij të mahnitshme. Në përfundim të garës për Shpërblimin e Madh të Meksikës, Hamilton doli në pozitën e 4-t dhe pikët e fituara në këtë garë i mjaftuan që edhe matematikisht ta sigurojë titulli ne kampionit të botës, kur kanë mbetur edhe dy gara deri në fund të kalendarit të sivjetme.

Insporti raporton se Hamilton tashmë është barazuar me tituj me Juan Manuel Fangion, argjentinasin legjendar, i cili kushte fituar pesë titull në vitet e 50-ta në shekullit të kaluar dhe para tij është vetëm Michal Schumacher, gjermani që është shtatë herë kampion bote,raporton Insporti.

Hamilton, britaniku tashmë 3 vjeçar titullin e parë e kishte fituar më 2008, kurse në Fotrmula 1 kishte debutuar më 2007 dhe në sezonin e parë kishte qenë nënkampion, bën të ditur Insporti duke u bazuar në statistikat zyrtare të Formulës 1.

Pas sezoneve 2007 dhe 2008, që ishin ndër më të mirat në histori të sportit Hamilton u ngjit sërish në majë në vitin 2014 dhe ky është titulli i tij i katërt në pesë sezonet e fundit si shofer i ekipit Mercedes Benz AMG.

Titulli i pestë për Hamiltonin shënon fundin efektiv të një sezoni, përgjatë së cilit ishte një kohë i sfiduar nga Ferrari dhe Sebastian Vettel, që në gara në pacaktuar ishin superiorë ndaj Mercedesit dhe Hamiltonit, mirëpo, përgjatë sezonit, Hamilton ishte ai që bëri më pak gabime, tregoi më shumë shkathtësi në momente vendimtare, diti kur të rrezikojë dhe e nxori maksimumin nga Mercedesi sa herë që shtegu dhe kushtet ishin në favor të tij.

Kampion dhe playboy – Hamilton me trofetë dhe shishet e shampanjës

Sivjet po ashtu përgjatë sezonit qartazi u vërejt se Valtteri Bottas ishte shofer i dytë dhe Hamilton ishte lider i ekipit, madje kishte edhe raste kur Bottas edhe hoqi dorë nga gara e fituar në të mirë të Hamiltonit, siç kishte raportuar Insporti më herët.

Sidoqoftë, numrat tregojnë një ntë vërtetë të pamohueshme – pesë kampionate, 71 fitore, 81 pole position starte dhe 132 finishe ne podium nga 227 gara në karrierë, e bëjnë Hamiltonin ngasësin e dytë me statistika, pa Schumacherit dhe e konfirmojnë is njërin nga më të mirët në histori.

Përndyrshe garën e fitoi Max Verstappen pasi udhëhoqi që nga kthesa e parë, kur e tejkaloi kolegun e ti jtë Red Bullit, Dany Ricciardon, i cili u nis nga pole position, por nuk e përfundoi garës për shkak të një prishjeje mekanike, bën të ditur Insporti.

Pas Verstappenit në podium u ngjitën dy shoferët e Ferrarit, Sebastian Vettl si i dyti dhe Kimi Raikkonen si i treti, por vëmendja ishte nw Lews Hamiltonin, njeriun i cili përfundoi i katërti dhe u bë kampion bote.

-->