Hamilton “fenomenal”, triumfon me një gomë të shpuar në Silverstone – pamjet

Formula 1 02 Gusht 2020 17:48

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Silverstone-it.

Shoferi britanik, në suksesin e tij të tretë në katër gara të sezonit, e ka kaluar vijën e finishit me gomën e majtë të çarë para Red Bull-it të Max Verstappen.

I treti doli shoferi i Ferrarit, Charles Leclerc, që ka shfrytëzuar problemet e Mercedes-it tjetër të Botta-s dhe është ngjitur në podium.

E ka mbyllur në zonën e pikëve shoferi tjetër i Ferrari-t, Sebastian Vettel, i cili ka dalë i dhjeti.

-->