Hamilton fiton në Portugali, Versttapen dhe Bottas pas tij

Formula 1 02 Maj 2021 18:21

Piloti anglez i Mercedes AMG, Leëis Hamilton ka fituar garën e madhe të Portugalisë në Formula 1, që është zhvilluar sot.

Hamilton edhe pse nuk e nisi garën nga vendi i parë, bëri një vozitje të jashtëzakonshme, duke e mposhtur rivalët e tij për çmimin e garës së Portugalisë.

Pas pilotit anglez, në podium arritën të jenë Max Versttapen i Red Bull dhe Valtieri Bottas i Mercedes.

Fitorja e sotme ishte e 97-të në karrierë për Hamilton. /Insporti.com/

-->