Hamilton fiton ‘pole position’ e 100-të në karrierë

Formula 1 08 Maj 2021 19:03

Lewis Hamilton ka shkruar historinë sot me Formula 1, kjo pas e ka fituar “pole position” e 100 në karrierën e tij, duke vendosur kohën më të shpejtë në kualifikueset e Çmimit të Madh të Barcelonës, përcjell Insporti.

Në cirkuitin katalan u pa një Max Verstappen në formë fantastike, por kjo nuk mjaftoi që të ndalë Hamilton, i cili vendosi një kohë vetëm 36 të mijtat më të shpejtë se holandezi i Red Bullit dhe do të niset i pari.

Herën e parë që Lewis Hamilton fitoi një “pole position”, ishte pikërisht në 2007-ën në Çmimin e Madh të Kanadasë, në garën e 6 në karrierë të pilotit britanik, i cili e kishte nisur pikërisht me McLaren-Mercedes.

-->