Hamilton i pandalshëm, Leclerc zhgënjen

Piloti britanik, Lewis Hamilton, ka shkëlqyer në Grand Prixin e Shanghait duke fituar garën e 1000 në histori të Formula 1.
Suksesi i dytë sezonal për pilotin britanik të Mercedes (i gjashti në Kinë në karrierën e tij), që merr edhe kreun e renditjes botërore pas 3 garave të para.
Edhe pse nuk e nisi garën nga pole position britaniku arriti të fitojë këtë garë, duke qenë më i shpejtë se sa shoku i skuadrës, Valtteri Bottas, i cili përfundoi i dyti në podium, ndërsa gjermani Sebastian Vettel i treti.
✅ 75th career win for @LewisHamilton
✅ Third 1-2 finish in a row for @MercedesAMGF1
✅ The 1000th race in the history books!#ChineseGP ?? #Race1000 pic.twitter.com/gHYHrdD91n— Formula 1 (@F1) April 14, 2019
Sensacioni i këtij viti në Formula 1, Charles Leclerc përfundoi në pozitën e pestë, duke zhgënjyer. Megjithatë, francezi përsëri i dha përparësi shokut të skuadrës, pas urdhrave të drejtuesve të Ferrarit.
Verstappen i Red Bull përfundoi garën në pozitën e katërt. /Insporti.com/