Hamilton më në fund tregon pse u nda nga Scherzinger

Formula 1 29 Nëntor 2019 19:14

Lewis Hamilton ka pranuar se është tepër e vështirë të menaxhosh karrierën në Formula 1 dhe lidhjen me dikë në të njëjtën kohë. Pas lajmit të bujshëm se shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas shpalli së u nda nga gruaja e tij, Hamilton tregoi për ndarjen e tij nga Scherzinger në 2015.

Kampioni i botës, Hamilton ka qenë në një lidhje me gjyqtaren e X Factor në Britani, për më shumë se 7 vite, derisa në vitin 2015, lajmëruan ndarjen midis tyre.

Në lidhje me ndarjen e Bottasit me gruan e tij Emilia të enjten, Hamilton e krahasoi me veten e tij.

“Është një gjë e zakonshme për të gjithë njerëzit e sportit dhe gratë. Mund të jetë shumë e vështirë që të udhëtosh kaq shumë sa bëjmë ne dhe të mbash një lidhje në të njëjtën kohë. Ti je kaq larg për shumë kohë”, tha Hamilton.

-->