Hamilton nënshkruan kontratën e re, ndër sportistët më të paguar në botë

Formula 1 19 Korrik 2018 12:40

Shoferi i Mercedesit dhe kampioni i katërfishtë i botës në Formula 1, Lewis Hamilton ka nënshkruar vazhdimin e bashkëpunimit me këtë ekip deri në fund të sezonit 2020.

Hamilton 33 vjeçar kishte kohë që e kishte paralajmëruar një gjë të tillë meqë qysh para fillimit të këtij sezoni ishte dakorduar me shefat e Mercedesit që të vazhdojë bashkëpunimin me ta, mirëpo, sot është bërë nënshkrimi dhe zyrtarizimi i marrëveshjes, pikërisht në vikendin kur zhvillohet gara për Shpërblimin e Madh të Gjermanisë, në shtegun Hockenheim.

Mercedesi me këtë shteg ka lidhje tradicionale dhe ka dashur që pikërisht në në këtë mënyrë të bëjë të ditur se ka siguruar shoferin e vet kryesor dhe njeriun më të trofeshëm të dy dekadave të fundit në Formula edhe për dy vjet.

Kontrata e re është e vlefshme 40 milionë funta në vit ose rreth 44 milionë Euro, që i bie gati 1 milion Euro në javë, kontratë që e bën Hamiltonin një nga sportistët më të paguar në botë.

Hamilton me Mercedesin ka fituar tre tituj të kampionit të botës (20014, 15 dhe 2017) dhe në 218 gara përgjatë karrierës së tij ka 65 fitore, që e rangojnë atë të dytin në listën e shoferëve me më së shumti gara të fituara.

-->