Hamilton nuk njeh kundërshtar – i pari në Belgjikë, dy fitore larg rekordit të Schumacher

Formula 1 30 Gusht 2020 17:22

Lewis Hamilton mori një fitore pa shumë vështirësi në Çmimin e Madh të Belgjikës, duke e thelluar avantazhin nga shoferët e tjerë në Formula 1.

Britaniku e nisi në ‘pole-postition’ garën dhe e përfundoi po në të njëjtën pozicion, duke triumfuar për herë të 89 në karrierë në F1, vetëm 2 fitore më pas se rekordmeni Michael Schumacher (91).

Në podium u ngjit edhe Valteri Bottas i Mercedes dhe Max Verstappen i Red Bull.

Garë për t’u harruar për ngasësit e Ferrarit, të cilët e mbyllën në vend të 13 dhe 14.

Renditja e 10 shoferëve më të shpejtë:

-->